Shpërthen bombla e gazit në banesë, raportohet për dëme materiale

Foto ilustruese

Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 18:10, në fshatin Drithas, Llakatund. Në njoftimin e Policisë së Vlorës bëhet me dije se në banesën e personit të identifikuar me inicialet K. T, ka rënë zjarr dyshohet si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:
“Sot rreth orës 18:10, në fshatin Drithas, Llaktund, në banesën e shtetasit K. T, ka rënë zjarr dyshohet si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”./albeu.com