Protestuesit, gjatë marshimit të tyre nëpër rrugët e Tiranës, kanë ndaluar edhe para godinës së Kuvendit, në kuadër të protestës së 130 kundër qeverisë.
Kalimi pranë parlamentit u shoqërua me thirrje të shumta nga pjesëmarrësit në protestë.
Të lidhura
None found
“Ju erdhi fundi” dhe “Parlamenti i krimit” ishin disa prej sloganeve të brohoritura prej tyre.
Ndërkohë, Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe të miratojë nesër projektligjin për reformën territoriale, ndërsa jashtë godinës parlamentare parashikohen protesta të fuqishme.
Protestuesit kanë kundërshtuar reformën territoriale, duke argumentuar se ajo do të çojë në shpopullim.





