“E pyetëm për korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës” – Edi Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

Një përballje mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit amerikan Andrew Callaghan është shoqëruar me tensione gjatë intervistës për platformën mediatike “Channel 5”.

Sipas të dhënave të publikuara nga vetë Channel5, kreu i qeverisë shqiptare i dha fund komunikimit në mënyrë të papritur dhe u largua përpara se intervista të përfundonte.

Të lidhura

None found

Debati u tensionua pasi Callaghan i drejtoi Ramës pyetje të drejtpërdrejta mbi tema të ndjeshme, ndërsa biseda ishte përqendruar te hetimet e gjera për korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

Gazetari amerikan e pyeti gjithashtu kryeministrin për lidhjet e tij, duke përmendur në mënyrë specifike marrëdhëniet me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, si edhe projektet e këtij të fundit në bregdetin shqiptar.


Shtuar më 7.10.2026 23:28