Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të hënën pritet të hapet dosja e ashtuquajtur për propozimin francez, që ka të bëj me heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Siç mësohet, të hënën është thirrur një takim bashkërendues, ku do të jenë të pranishëm shefat e grupeve parlamentare. Megjithatë disa portale spekulojnë se akoma nuk është e sigurt prania e koordinatorit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili ka kërkuar që dosja me propozimin francez që është sjellë nga Qeveriaë nuk është e plotë pasi që nuk ka dokumentetet kryesore. Ai ka kërkuar që kjo ti kthehet Qeverisë, për ti risjellë më pas të gjitha dokumentetet, përcjell INA.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha dje për MIA-n se të hënën pritet të diskutohet edhe kjo çështje në mbledhjen koordinuese me shefat e grupeve parlamentare dhe se aty pritet të jetë edhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, si përfaqësues i qeverisë. “Të hënën kemi një koordinim ku do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i qeverisë dhe do të diskutojmë. Do të bëhet një vlerësim. Materiali ka ardhur në Kuvend, por seanca për ribalancimin e Buxhetit duhet të fillojë të hënën”, tha Xhaferi.
Ai ka sqaruar se për të hënën është caktuar seanca plenare për ribalancimin e buxhetit, e cila është konform afateve dhe për të cilën debati duhet të zgjasë maksimumi pesë ditë, por nëse ka nevojë do të ndërpritet dhe do të caktohet seanca e re, në të cilën do të jetë në rend dite informacioni i dërguar nga Qeveria.