Presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se Maqedonia e Veriut gjendjet para momentit të rëndësishëm të historisë së saj. Alsat.mk shkruan se në porosinë e tij të publikuar nga ambasada franceze theksohet se 17 vjet pas marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, hapet mundësia historike, hyrja në fazën aktive të procesit të integrimit ën BE.
Zgjedhja është e juaja. Ju takon juve të merrni vendimin i cili do ta krijojë ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut. Ju mbetet juve të vendosni. Fuqia për ta ndryshuar rrjedhën e historisë është në duart tuaja. Nuk do ju them se kjo marrëveshje është e përkryer, por do t’ua hap rrugën evropiane. Sikurse çdo marrëveshje, ashtu dhe ky bazohet në kompromise. Kjo marrëveshje nuk e vë në pikëpyetje ekzistimin zyrtar të gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tuaj”, shkruhet në letrën e Macron.
Makron thekson se është koha që secili të veprojë, me përgjegjësi të plotë dhe të vlerësojë rëndësinë dhe pasojat e veprimeve që bën.
Ndërkohë, dita e pestë e protestës ka përfunduar me akuza të rënda mes partive politike. LSDM dhe BDI akuzuan se incidenti tek sheshi “Skenderbeu” ishte një skenar nga koalicioni VMRO-ASH-Levica për të tensionuar situatën dhe për të nxitur tensione ndëretnike. Ndërkohë, nga ASH dhe Lëvizja BESA kanë theksuar se skenaret e tilla pikërisht po inskenohen nga ana e pushtetit, nga koalicioni LSDM dhe BDI./albeu.com