Greqia është përfshirë nga shpërthimet e zjarrit ditën e sotme ku zjarrëfikset u përballën menjëherë nga forcat e zjarrfikësve tokësorë dhe ajrore. Sipas medias greke Protothema shpërthimet janë shkaktuar nga shtimi i intensitetit të erërave që fryjnë në zonë, për këtë arsye është dashur ndërhyrja e katër avionëve zjarrfikës dhe tre helikopterëve.
Një makinë zjarrfikëse ka mbetur e bllokuar për pak kohë shumë pranë frontit të zjarrit, për pasojë një zjarrfikës ka humbur ndjenjat. Zjarrfikësi është dërguar në spital dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Forcat tokësore që veprojnë përbëhen nga 104 zjarrfikës me katër ekipe divizionesh këmbësorie dhe 32 automjete./albeu.com