Kampionati “Abissnet Superiore” do të rikthehet këtë fundjavë, me ndeshjet e javës së 6-të të shpërndara përgjatë së shtunës dhe së dielës.
Të lidhura
None found
Programi i së shtunës do të nisë me përballjen Elbasani-Vora, e planifikuar të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 18:30. Në të njëjtën kohë, në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta do të përballet me Skënderbeun.
Të dielën, në orën 13:30, Laçi do të presë Egnatian në Kurbin. Pjesa kryesore e vëmendjes do të jetë te derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon, ku Partizani dhe Tirana do të ndeshen në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 18:30.
Një tjetër duel që pritet të jetë i fortë është ai mes Vllaznisë dhe Dinamos. Takimi do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të shënojë gjithashtu ndeshjen e parë në stol për trajnerin e ri të shkodranëve, Csaba Laszlo.





