Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se kompanitë e lidhura me inceneratorët kanë bërë evazion fiskal 170 milionë dollarë.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kryemadhi tha se do të publikojë provat javën që vjen dhe më pas do të dorëzojë dosjen në SPAK.
“Ke një rast unikal, çështja e inceneratorëve, që mbahet peng. BE, nuk shohin zyrat e BE në Shqipëri por BE e ka dosjen e inceneratorëve mbi tavolinë
Shumë shpejtë, edhe SPAK-u, edhe opinioni publik do të kenë një dosje me evazion fiskal mbi 170 milionë dollarë të kompanive të inceneratorëve. Janë fshehur 170 milionë dollarë.
Kjo do të thotë se 170 milionë dollarë u janë fshehur zyrave të taksapaguesve shqiptarë.
Do t’ju bëj publike javën e ardhshme, jo dallavere rrugësh, por fatura me fotografi, me numër fature dhe me emra të lidhur drejtpërdrejtë me kompanitë e inceneratorëve.
Ka dosje shtesë të inceneratorëve që konfirmon që kanë bërë 170 milionë dollarë evazion fiskal. Do ta bëj publike javën tjetër dhe do ta dorëzoj pastaj”, tha Kryemadhi.