Interesi i Milanit është te Renato Sanches i Lille, por pas përfshirjes së PSG-së rruga që Milani të sjellë portugezin në San Siro po vështirësohet.
Për këtë arsye, Milan tashmë po hedh sytë nga Sassuolo, saktësisht te Hamed Junior Traore, i cili ka realizuar një sezon fantastik.
“Gazzetta dello Sport” shpjegon se për momentin nuk ka ende negociata me Sassuolon, por mes dy klubeve ka kontakte eksploruese. Kjo rrugë duket të jetë e zbatueshme edhe nga pikëpamja ekonomike, pretendimet e lojtarit nga Bregu i Fildishtë janë në përputhje me nevojat e “Djallit”, ndërsa për sa i përket çmimit, është e vërtetë që Sassuolo është një market shumë i shtrejntë, por gjithashtu i gatshëm të kryejë transaksione pagesash me këste./ h.ll/albeu.com