Romelu Lukaku nuk ka gjasa të luajë për Chelsea nën drejtimin e Thomas Tuchel.
Klubi londinez e bleu belgun nga Interi verën e kaluar për 97.5 milionë paund, por sulmuesi pati një sezon të dobët.
Inter dhe Chelsea po diskutojnë rikthimin e mundshëm të 29-vjeçarit në Itali në formë huazimi.
Sipas The Athletic, Lukaku ka një marrëdhënie të tensionuar me trajnerin e bluve.
Vihet re se ndërsa Tuchel mbetet trajner, nuk ka gjasa që sulmuesi të luajë për Chelsea.
Më herët u bë e ditur se Chelsea refuzoi të huazonte Lukakun te Interi për 5 milionë euro. Negociatat janë në vazhdim. /albeu.com/