Parashikimi i motit për datën 17 qershor 2022

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare por të cilat do të jenë më të theksuara në zonën e veriut si dhe relievet malore në lindje.

Në këto zona vranësirat hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht dhe në periudha afatshkurtra reshjet me intensitet mesatar dhe deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina era hera-herës me rrahje deri në 6-8m/sek. Valëzim në dete i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 14 deri 27°C
në zona e ulëta 15 deri 34°C
në zona bregdetare 17 deri 32°C/albeu.com