Një 43-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në Vlorë.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë dhe mësohet se fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të lidhura
None found
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 14.06.2022, në fshatin “Babicë e Madhe”, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi A. D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor./albeu.com/
