Proces me dy faza, si do të realizohet numërimi i votave

Ka filluar procesi i numërimit të votave në bashkinë Pustec dhe në bashkinë e Poliçanit teksa rezultati përfundimtar do të tregojë fatin se kush do të qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Por si do të bëhet procesi i numërimit

Pasi kutitë e votimit të çdo qendre votimi të transportohen në KZAZ-të përkatëse, do të fillojë edhe procesi i numërimit.

Ky proces do zhvillohet në dy faza, në bazë të partive se cila fiton në rang kombëtar dhe më pas votat preferenciale për kandidatët.

Më herët është lajmëruar që procesi i numërimit do të jetë i shpejtë dhe pa vonesa dhe pritet diku te 48 orë kohë. Kodi Zgjedhor ka “paralajmëruar” se për çdo vonesë do të ketë pasoja, duke ngushtuar kështu hapësirën kohore të numërimit.

Me të mbaruar procesin i numërimit për rezultatin e përgjithshëm partiak do të fillojë numërimi për kandidaturat për deputetë.

Që një kandidat të fitojë dhe të zgjidhet deputet duhet të kalojë limitin e votave, i cili llogaritet nga 10-11 mijë vota.

 

 


Shtuar 25.04.2021 22:18