Vijojnë dërgimet e kutive të votimit në KZAZ, radhë të gjata në dorëzim

Ndërkohë që komisionerët kanë nisur me numërimin në Pustec të Korccës, në rrethe të ndryshme të vëndit vijon trasportimi i kutive të votimit në qendrat e numërimit.

Në Sarandë, Kukës, Kavajë, Shijak dhe Shkodër komisionerët ndodhen në radhë për dorëzimin e kutive të votimit.

Ndërkohë, kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit votuan 48.59 për qind e zgjedhësve, teksa ende nuk janë grumbulluar të gjitha të dhënat nga qendrat e votimeve.


Shtuar 25.04.2021 22:19