PD surprizë të hidhur për PS-në në Gjirokastër, çfarë po ndodh me mandatin e pasigurtë të LSI

Qarku i Gjirokastrës besohet se do të ndahet për sa u përket mandateve 2 për Partinë Demokratike,2 për Partinë Socialiste dhe 1 mandat me shumë mundësi do të shkojë për LSI.

Megjithatë sipas ekspertit, Agim Tutulani LSI e ka të vështirë të marrë një mandat pasi sipas tij është 3 mijë vota larg. Sipas ekspertit Gjirokastra është qark i vështirë për të krijuar projeksione.

“Në kemi matur dhe për shkak se PS humbi një mandat ka ndryshuar. PS ka 3 mandate të sigurta ndërsa PD 1 mandat dhe një mandat i katërt që LSI ka qenë afër por se ka marrë. Me këtë volum votimi duhet të jemi të kujdesshëm. Nëse se merr LSI, gjasat janë që mandati shkon drejt Partisë Demokratike. PS nuk e mban dot mandatin e tretë. Duke se ikur po shkon 2, 2. Dhe nëse nuk e merr LSI. I mungojnë mijëra vota. Diku 3mijë vota larg është LSI”.

 

 

Shtuar 25.04.2021 22:14