Anëtar i Këshillit Kombëtar PD, Jamarbër Malltezi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një njeri hajdut dhe legen të pangopur.
Komentet Malltezi i ka bërë teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News, ku ka folur për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikë dhe çështja e “detit me Greqinë”.
Ai shtoi se janë zhvilluar negociata të fshehta me Greqinë për çështjen e detit.
“Kemi të bëjmë me një të etur për pushtet, Rama nuk ka limit për pushtet bëhet urë për të marrë pushtet. Rama nuk e ka pazarin as me Dindiasin as me Erdoganin por ka detyrime me shqiptarët që ti njohë ku janë pikat e përbashkëta, këto janë detyrime. Rama ka gjetur një president që ta komandojë me telekomandë. Ekspertët injorohen dhe shqiptarët e marrin vesh nga televizioni grek cfarë është folur me Diendias dhe Ramën.
Opozita do ta kundërshtojë cdo marrëveshje të fshehtë që bëhet, opozita do të shikojë a janë ndjekur hapat e duhur për cështjen e detit. Këta nuk pranojnë marrëveshje ndërkombëtaren por punojnë fshehurazi. Kjo është kriminale e nivelit shumë të lartë. Me këtë qeveri mos u çudisni pasi ai nuk lejon askënd që të flasë pa lejen e tij. Njësoj ndodhi edhe me armët kimike, shqiptarët e morën vesh në mediat ndërkombëtare marrëveshjen e fshehtë. Edi Rama është hajdut dhe legen dhe më pas bën arrogantin me shqiptarët. Rama burgos njerëz për faturën e dritave. Është fatkeqësi qeverisja e tij, bën gjitha të zezat dhe nuk pyet fare pasi ka kapur gjitha pushtetet”, tha Malltezi./albeu.com/