Rritja e çmimeve të derivateve dhe ushqimeve bazë, reagojnë VMRO dhe ASh: Çfarë propozojmë

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar pas rritjes së çmimeve të ushqimeve bazë.

Sipas tyre qeveria nuk i zbatoi masat antikrizë për derivatet dhe produktet bazë ushqimore me ç’ka cmimet u rritën dukshëm, ndërsa kjo krijoi revoltë te qytetarët.

Partia e Mickoskit dorëzoi te kryeparlamentari Talat Xhaferi një kërkesë për një seancë të posaçme parlamentare lidhur me këtë çështje.

“Kërkojmë që kjo seancë të thirret sa më shpejtë të jetë e mundur duke pasur parasysh se çdo minutë i kaluar që kur Qeveria vendosi të mos i vazhdojë masat antikrizë për derivatet dhe produktet bazë ushqimore paraqet golgotë të paparë për qytetarët. Qytetarët tanë vuajnë dhe janë sjell në situatë që të presin që dikush të ndërmarrë diçka sepse ne situatën në të cilën Qeveria i la qytetarët ata mund të mbijetojnë mezi 1 javë e jo më gjithë muajin”, theksoi Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Uljen e TVSH-së nga 18% në 5%, uljen e akcizës për benzinën nga 22 denarë në 15 dhe dizelit nga 15 denarë në 9 denarë e ka propozuar edhe Aleanca për Shqiptarët. Thonë se qëllimi i tyre është që sa më shpejtë të pranohen propozimet e tyre që të zbuten çmimet e derivateve dhe produkteve ushqimore.

“Ne si parti politike nuk duam të komplikojmë punët. Do të veprojmë në mënyrë më të mirë dhe produktive. Neve nuk na pengon edhe tek propozim ligjet e propozuara të dorëzojmë amendamente dhe mbi to të veprohet me propozimet tona. Qëllimi jonë nuk është që të lavdërohemi se ja ne e propozuam, kuptohet se duam të jemi aktiv, por duam që propozimet tona të pranohen qoftë nga opozita qoftë nga pushteti”, tha Elmi Aziri, deputet i ASh-së.