Lufta në Ukrainë, Kievi: Rrëzuam një avion luftarak rus mbi Kherson (VIDEO)

Forcat ukrainase kanë rrëzuar një avion luftarak rus mbi Kherson.

Lajmin e bëri të ditur Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës, e cila njoftoi se një avion luftarak ukrainas MiG-29 rrëzoi një rus Su-35 mbi rajonin Kherson.

“Sot, 27 maj, rreth orës 14:00, një avion luftarak MiG-29 i Forcave Ajrore të Ukrainës rrëzoi një avion luftarak rus Su-35 mbi rajonin Kherson, i cili po ndiqte avionët luftarakë ukrainas”, thanë në një deklaratë Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Kievi ka publikuar gjithashtu edhe momentin e shpërthimit. Këshilltari i presidentit ukrainas Mikhail Pontoliak pretendon se Rusia po përdor “armë më të rënda jo-bërthamore”, kundër Ukrainës dhe u bën thirrje vendeve partnere që t’i ofrojnë Kievit raketahedhës të shumtë./albeu.com/