Kryeministri Albin Kurti po flet në Këshillin e Atlantikut, ku po diskuton për prioritetet e politikës së brendshme dhe të jashtme të Kosovës, si dhe agjendën e tij për arritjen e tyre.
Kurti tha se do të mirëpriste aplikimet e Ukrainës, Moldovës dhe Gjeorgjisë në familjen e madhe evropiane, dhe po ashtu tha se pret që BE-ja ta pranojë statusin e Kosovës si vend kandidat.
“Do ta mirëprisnim aplikimin e Ukrainës, Moldovës dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian, dhe po ashtu kërkojmë që BE-ja të pranojë aplikimin tonë këtë vit”, tha Kurti.
I pari i Qeverisë po ashtu përmendi aplikimin në Këshillin e Evropës, dhe tha se pret liberalizimin e vizave, të cilin e quajti një proces të tejzgjatur.