Deri në vitin 2027, Bashkimi Europian synon t’i japë fund varësisë nga karburantet ruse. Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi një qasje me tre drejtime për zëvendësimin e karburanteve fosile ruse në BE:
-Kalimi në furnizime nga vende të tjera
-Shpërndarja më e shpejtë e energjisë së rinovueshme
-Më shumë përpjekje për të kursyer energji
Ajo tha se BE do të financojë një plan prej 210 miliardë eurosh, në grante dhe kredi, për t’i dhënë fund varësisë së BE-së nga gazi dhe nafta ruse
Von der Leyen tha se kostot pritej të rriteshin në 300 miliardë euro deri në vitin 2030 dhe do të vinte në krye të financimit tashmë të nevojshëm për të përmbushur objektivin klimatik të BE-së për vitin 2030.
Por ajo tha se, në fund të fundit, investimi shtesë do të ulë faturën e importit të karburanteve fosile të Evropës, si dhe do të sigurojë një katalizator për përhapjen e energjisë së gjelbër në bllok.
Rusia aktualisht furnizon 40% të gazit të BE-së dhe 27% të naftës së saj të importuar./albeu.com