Ekipi i Policisë së Kosovës, fiton turneun e futsalit “copa del mare” të mbajtur në Itali

Ekipi i Policisë së Kosovës ka fituar turneun “copa del mare” në futsall të mbajtur në Itali.

Në këtë turne morën pjesë 28 ekipe nga 14 shtete të botës.

Të lidhura

None found

Ekipi i Policisë së Kosovës ka zhvilluar nëntë takime, tetë nga këto takime i ka fituar. Ekipi i PK-së ka zhvilluar lojërat në këtë renditje, me këta kundërshtarë dhe janë shënuar këto rezultate:

Dita 1:

Policia e Kosovës – Baraberi (Sllovaki) 2:4

Policia e Kosovës – Torri (Itali) 5:1

Policia e Kosovës – Caracal PD (Romani) 7:1

Policia e Kosovës – Unidas (USA) 14:1

Dita 2:

Policia e Kosovës – Flemalle (Belgjikë) 9:1

Policia e Kosovës – Marseille (Francë ) 12:1

Dita 3:

Çerekfinale

Policia e Kosovës : IPA Olsztyn (Poloni) 2:1

Gjysmëfinale

Policia e Kosovës – Bologna (Itali) 3:0

Finale

Policia e Kosovës – Bratislava (Sllovaki) 2:1

Ekipi i PK-së ka arritur rezultate të shumta edhe në turne të më hershëm si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në këtë turne, ekipi përbëhej nga zyrtarët policorë (lojtarët): Kreshnik Haliti, Gani Konjuhi, Qëndrim Berisha, Ardit Hyseni, Mentor Krasniqi, Sami Geci, Driton Dauti, Egzon Abazi, Bledar Mamusha, Besart Berisha, Faton Shala -staf teknik dhe Amir Gërguri-selektor. /Lajmi.net/