“Po iku Berisha, iki edhe unë”, Shehaj-Kadillit: Do na bëje nder të madh

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj dhe anëtari i PD-së Fatbardh Kadilli janë përfshirë në një debat mes tyre mbi çështjen e kryetarit të ri të kësaj force politike.

Debatet mes tyre janë zhvilluar në emisionin Opinion, teksa Kadilli është shprehur se do të largohet nga PD nëse largohet edhe Berisha.

Sipas Kadillit, gjëja më me vlerë është çlirimi i Partisë Demokratike.

Në këmbim Kadilli tha se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Sali Berisha, edhe pse mori 70% të votave të demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit.

Nga ana tjetër, Shehaj i është drejtuar se me këtë akt, nuk po i bën PD ndonjë nder të madh duke nxitur më pas reagimin e ashpër të Kadillit. Shehaj tha se Berishës nuk mund ti kërkohet që të largohet nga gara, në një kohë që ka pjesën dërrmuese të demokratëve. Kushdo që aspiron postin e kryetarit sipas tij, do të duhet që ti nënshtrohet një gare të brendshme.

Agron Shehaj: Mentaliteti është ky që duhet të iki ai që të na bëjë vendin, të fitojmë ne.

Fatbardh Kadilli: Jo të fitojmë o zotëri, nuk thashë të fitojmë.

Agron Shehaj: Si mund t’i thuash ti, ai ka marrë 70 për qind të votave të demokratëve, ti thua: Ik tani, të bëhem unë.

Fatbardh Kadilli: Jo unë, ti po deshe kërkoje ashtu. Dhe njëherë mos deformo fjalët të lutem! Jam i gatshëm të tërhiqem nga çdolloj gare në parti, madje dhe nga çdo funksion, mjafton që të çlirohet partia.

Agron Shehaj: Nuk po na bën ndonjë nder të madh. Nuk është se ike ti dhe tani u çliruam, ka vend për të tjerët.

Fatbardh Kadilli: Nder të kemi bërë ty. Të lutem më me kujdes kur flet me mua! Po deklaroj se nuk e kam personale, ashtu siç po tenton ta përdorësh ti, por e kam për partinë sepse më dhimbset kjo parti më shumë.


Shtuar 6.05.2022 08:17