Shfuqizim i të drejtave për abort, SHBA në protestë

Një dokument i zbuluar tregon se shumica e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të SHBA-së planifikojnë të mbështesin përmbysjen e praktikës gjyqësore historike Roe kundër Wade që legalizoi abortin.\

Sipas Sky news, ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton ka reaguar dhe ka thënë se nëse vendimi qëndron, do të ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtave dhe jetës së grave.

“Ajo do të vrasë dhe nënshtrojë gratë edhe pasi shumica dërrmuese e amerikanëve mendojnë se aborti duhet të jetë i ligjshëm,”- tha ajo.

Gjykata e Lartë nuk ka nxjerrë ende një vendim zyrtar për rastin dhe opinionet madje edhe votat e gjyqtarëve dihet se kanë ndryshuar gjatë procesit të hartimit. Gjykata pritet të vendosë për çështjen përpara se afati i saj të përfundojë në fund të qershorit ose në fillim të korrikut. Zbulimi nuk është pritur mirë nga grupet e të drejtave të abortit.

Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi thanë nëse ky raport është i saktë se atëherë Gjykata është e gatshme të bër kufizime për amerikanët.

“Nëse raporti është i saktë, Gjykata e Lartë është e gatshme të shkaktojë kufizimin më të madh të të drejtave në pesëdhjetë vitet e fundit jo vetëm për gratë, por për të gjithë amerikanët. Votat e raportuara të gjyqtarëve të emëruar nga republikanët për të përmbysur Roe kundër Ëade do të konsideroheshin të neveritshme, një nga vendimet më të këqija dhe më të dëmshme në historinë moderne”-tha ajo./albeu.com