Ish-ambasadorët e SHBA në Shqipëri rreth një tryeze: Ja çfarë kemi të përbashkët në këto 31 vite (FOTO LAJM)

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri ndër vite.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryediplomatja amerikane, e cila ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto nga takimi me ambasadorët Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries dhe Alex Arvizu.

Kim shprehet se ajo dhe kolegët e saj kanë pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite që prej rënies së komunizmit në Shqipëri, por shton se disa gjëra i kanë të përbashkëta.

Postimi i Yuri Kim:

Një mbledhje e mrekullueshme në Uashington me ish-ambasadorët e Shqipërisë, Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu. Të gjithë kemi pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite qëkur shqiptarët u liruan nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por ne kemi një gjë të përbashkët: besimin se lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve është në të vërtetë speciale, admirimin për arritjet e mëdha të shqiptarëve pavarësisht nga rrethanat, dhe optimizmin e qëndrueshëm për të ardhmen./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)