Në Odessa, një sulm me raketa armike dëmtoi infrastrukturën e qytetit, duke përfshirë një ndërtesë fetare. Ukrinform shkruan se kjo u raportua në Telegram nga shërbimi për shtyp i Këshillit të Qytetit të Odessa duke iu referuar komandës operacionale “Jug”.
“Një tjetër sulm me raketa u krye në rajonin e Odesës. Ka goditje në objektet e infrastrukturës së qytetit të Odessa , në veçanti, një nga ndërtesat fetare është dëmtuar”, thuhet në deklaratë./lbeu.com