Artistja Iva Tiço ka treguar edhe më parë në intervista të ndryshme se është në lidhje me një partner të huaj.
Por opinionistja, prej më shumë se dy vitesh, ka zgjedhur që partnerin e saj ta mbajë larg syrit të medias duke mos e zbuluar shumë identitetin e tij.
Mbrëmjen e djeshme ai ka festuar ditëlindjen me të afërmit dhe miqtë e tyre. Pjesë e festës ishin dhe çifti Orinda dhe Turjan Hysko të cilët ndodheshin pranë Ivës.
Mirëpo dhe pse Tiço përpiqet të mos e shfaqë shumë partnerin e saj gjerman, dashur pa dashur Orinda e zbuloi partnerin e opinonistes në një video që ajo kishte postuar në InstaStory gjatë momentit ku të gjithë të ftuarit po i këndonin.