Mësohet se është vetëdorëzuar autori i dyshuar i krimit të rëndë në Elbasan.
Burimet thanë se i dyshuar për këtë ngjarje është Arbër Papleka, ish-efektiv i RENEA-s.
Ngjarja mësohet se ka nisur pasi është ndaluar një makinë plot me para dhe me karta identiteti, dhe personat që ndodheshin brenda makinës po blinin vota.