Ekzekutimi për vjedhje votash? Disa të shoqëruar në Elbasan për Xhuvanin

Elbasani është tronditur pasditen e sotme, ku një person është vrarë me armë zjarri. Policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen.

Sipas burimeve mësohet se ka pasur një përplasje me armë zjarri mes disa personave, ku i vdekur në vend ka mbetur Pjerin Xhuvani.

Mësohet se nga përplasja me armë kanë mbetur të plagosur dy persona, ku njëri prej tyre është një efektive e forcave “Shqiponja”.

Dyshohet se në këtë vend ndodhet zyrat elektorale të PD,së konflikti ka nisur sipas burimeve në këtë zonë qarkullonte një person duke blerë vota në këmbim të parave.

Shtuar 21.04.2021 03:04