Video bëhet virale, shoferët i hapin rrugën me sekonda ambulancës në trafik (VIDEO)

Një gjest për tu duartrokitur ka ndodhur në një qytet të vogël në Britani. Teksa të gjithë makinat po prisnin në trafik disa të rinjë vunë re një ambulancë dhe menjëherë zbritën nga makinat e tyre dhe filluan të hiqnin konet që ishin vendosur për arsye punimesh.

Kone dhe shenja rrugore, të cilat bllokonin një korsi të një karrexhate të dyfishtë në Bracknell, Berkshire, u zhvendosën shpejt në anë të rrugës pasi shoferët kuptuan urgjencën.

Sipas DailyMail, brenda vetëm 15 sekondave pengesat pastrohen dhe ambulanca është në gjendje të ecë përpara dhe të vazhdojë punën shpëtuese të ndihmës mjekëve brenda.

Videoja është bërë shumë virale në rrjet dhe të rinjtë janë duartrokitur për gjestin e tyre.


Shtuar 21.04.2021 15:22