Nuk dihet “fati” i anijes gjigande ruse, zyrtari turk: Nuk kemi ndihmuar në shpëtimin e saj

Pas sulmit me raketa nga ana e Ukrainës mbi anijen ushtarake ruse, ende nuk dihet nëse ajo është fundosur, apo vijon të rezistojë.

Një zyrtar turk ka mohuar që ndonjë nga anijet e vendit të tij të ketë ndihmuar në shpëtimin e ekuipazhit të anijes ruse Moskva.

Deklaratat u bënë më herët gjatë ditës nga ministri i Mbrojtjes së Lituanisë Arvydas Anušauskas. Ai tha po ashtu se autoritetet ruse dhe rumune kishin konfirmuar se anija ishte fundosur.

Kurse zyrtari turk refuzoi t’i komentonte deklaratat.

Kujtojmë se ministria e Mbrojtjes së Rusisë këmbëngul se anija nuk është fundosur dhe i ka mohuar vazhdimisht pretendimit se Moskva pati një fund fatal nga sulmi i forcave ukrainase./albeu.com/


Shtuar 14.04.2022 16:43