Ngacmoi seksualisht një të mitur, procedohet penalisht i riu në Korçë

Një 28-vjeçar është proceduar penalisht në fshatin Podgorie të Korçës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Mbi shtetasin A.B, rëndon vepra penale “Ngacmimi seksual” dhe po procedohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Fillon procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ngacmimi seksual” për shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 31.03.2022 12:04