Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku i pranishëm është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Në mbledhje, kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është drejtuar Berishës duke i thënë se prezenca e tij në mbledhje është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti.
“Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga Grupi Parlamentar dhe çdo forum”, tha Alibeaj.
Në përgjigje, Berisha i tha: “Z.Alibeaj, më vjen keq për këtë qëndrim, pasi jua kam thënë dhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar i grupit, por çdo organ vendimmarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit”./albeu.com