Eksperti i sigurisë: Nga droni shihet që në Mitrovicë nuk kishte më shumë se 900 protestues serbë

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka thënë se nga fotografitë e bëra nga një dron, në Mitrovicë sot nuk kishte më shumë se 900 protestues.

KosovaPress ka siguruar një fotografi të pikut të protestës në veri, ku shihet se numri i protestuesve ka qenë shumë i vogël.

“Sipas fotografisë dhe të dhënave që kanë dalë, shihet se aty protestuesit dhe kalimtarët e rastit nuk janë më shumë se 900 njerëz”, ka thënë Musliu.

Ai ka shtuar se kjo protestë më shumë i gjasonte një tubimi elektroal për Vuçiqin sesa një protestë.

“Goran Rakiqi u përpiq që ta shndërronte këtë protestë në tubim elektoral për Vuçiqin, si shenjë hakmarrese për moslejimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Musliu për KosovaPress.

Në protestën e sotme në veri të Mitrovicës u raportua se kishin ardhur edhe autobusë nga Serbia.


Shtuar 25.03.2022 21:59