Sulm kibernetik lidhjes së Putinit me parlamentin izraelit, u tentua shkëputja e fjalimit

Gjatë fjalimit të Presidentit Zelensky më herët sot në parlamentin e Izraelit, Knesset, u bënë një sërë përpjekjesh për të ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë.

Sipas raporteve të Kompanisë Publike të Transmetimeve Izraelite, këto përpjekje u ndaluan nga Knesset dhe Drejtoria Kombëtare Kibernetike e Izraelit.

Kujtojmë se Zelensky, gjatë fjalimit të tij,  i kërkoi Izraelit të ndihmojë rezistencën e popullit ukrainas kundër ushtrisë ruse, ndërsa tërhoqi paralele midis pushtimit rus dhe Luftës së Dytë Botërore.

“Është një luftë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e popullit tonë, shkatërrimin e fëmijëve tanë, familjeve, shtetësisë, qyteteve, kulturave dhe gjithçkaje që i bën ata ukrainas. Kjo është arsyeja pse unë kam të drejtë të bëj këtë paralele në histori. Luftërat tona për mbijetesë dhe Lufta e Dytë Botërore.”, tha ai.

Zelensky citoi gjithashtu kryeministren e ndjerë izraelite Golda Meir, me fjalët “ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur”.

“Ne qendrojmë, jemi të përgatitur për kompromis”, shtoi ai./albeu.com

 


Shtuar 20.03.2022 19:40