“Si mund ta lërë Luli atë godinë”, befason Çani: Po të isha këshilltar i tij, do t’i thosha mos ik

Arjan Çanin mendon se Lulzim Basha ka një arsye thelbësore për të mos u larguar nga drejtimi i Partisë Demokratike edhe pse kjo parti ka përfunduar si forcë e tretë. Sipas Çanit, ai nuk mund të lërë godinën e Partisë Demokratike, e cila është mjaft e vlefshme si pronë në tregun e pasurive të pajuatshme.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani tha se nëse do të ishte këshilltar i Bashës, do ta këshillonte të mos largohej!

“Unë them, gjithë këta deputetë që kërkojnë kokën e Bashës, ata e duan sepse Lul Basha ka siglën e PD, që ka edhe godinën. Pse t’ja lërë atë godinë Enkelejd Alibeajt, Grida Dumës, Tabakut? Basha nëse nuk ikën, ka vetëm një mënyrë prë ta hequr, gjykata.

Po ta marri Grida Duma, Ferdinand Xhaferri, Tabaku, Alibeaj, ju mendoni se do të fitojnë më shumë sesa Berisha në zgjedhjet e tjera? Këtu bëhet fjalë, që ka deputetë që nuk duan as Berishën.

Unë po të isha këshilltar i Bashës do t’i thosha mos ik. Ka një ndërtesë aty, të thotë bëj pazar…”, tha ndër të tjera Çani.


Shtuar 18.03.2022 09:29