Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma është në qendër të kritikave pas një gabimi të kushtueshëm kundër madrilenëve. 23-vjeçari humbi topin brenda zonës me Karim Benzema që përfitoi dhe barazoi rezultatin 1-1.
Gardiani italian ka reaguar pas gabimit të tij ndaj Realit, por pranon se dy ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta. Ylli i Kombëtares së Italisë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se eleminimi nga Champions sihte nëj goditje e fortë për PSG-në, ndërsa bën thirrje që të gjithë sëbashku të ringrihen për të fituar Ligue 1.
“Eliminimi nga Champions League ishte një goditje. Dy ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, por pikërisht nga këto momente vështirësie ne dalim më të fortë. Tani, ne duhet të mendojmë për të tashmen, për të fituar Ligue 1, duke dhënë gjithçka siç kam bërë gjithmonë për këtë fanellë, për këtë klub dhe për tifozët tanë. Le të fillojmë përsëri, së bashku! Allez Paris”, ka shkruan ish-portieri i Milanit.
Kujtojmë se PSG u eleminua nga Real Madrid nga Champions League pas humbjes 3-1 në “Santiago Bernabeu”, ndërsa takimi i parë i luajtur në Francë kishte përfunduar me fitoren minimale 1-0 për skuadrën franceze./ h.ll/albeu.com
— Gianluigi Donnarumma (@gigiodonna1) March 11, 2022