Pse UEFA e ka ndryshuar topin në Champions League? (FOTO LAJM)

Në fakt, UEFA paralajmëroi klubet e përfshira në këtë ndeshje se ndeshjet e kthimit do të luheshin me të njëjtin top që ishte përdorur në fazën e grupeve, pavarësisht se një tjetër ishte shpërndarë tashmë për raundet e eliminimit .

Vendimi është motivuar nga ndryshimi i vendit të finales së Ligës së Kampionëve 2022, i cili fillimisht do të ishte qyteti rus i Shën Petersburgut dhe, pas pushtimit të Ukrainës nga trupat e ushtrisë ruse, është zhvendosur në stadiumin e Saint Denis  në Paris, siç njoftoi organi që drejton futbollin europian më 25 shkurt.

Në atë datë, ndeshja e parë e fazës së 16-të ishte luajtur tashmë me një top të ri të një dizajni të ndryshëm nga ai i fazës së grupeve dhe me stemën e vendit të finales. Ishte data 13 dhjetor, pas shortit, kur UEFA njoftoi se topi për finalet të përdoret gjithashtu për të gjitha raundet me eliminim.

Megjithatë, lufta e shkaktuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës detyroi një ndryshim të vendit dhe, për rrjedhojë, edhe të topit që i referohej qytetit që do ta priste fillimisht. Në parim nuk duket se Adidas, marka që sponsorizon topin në kompeticionet zyrtare të UEFA-s, do të projektojë një top të ri në lidhje me Parisin, jo të paktën për kualifikueset, megjithëse ka kohë për të marrë një vendim për finalen.

Kur luhet finalja e Champions League?

Më në fund finalja e Champions League do të luhet në Paris, të shtunën e datës 28 maj në orën 21:00. Stade de France ka një kapacitet prej më shumë se 80,000 spektatorësh dhe është ndërtuar për Kupën e Botës 1998. Në dy finalet e mëparshme të Ligës së Kampionëve që vendi francez priti, pati një fitore spanjolle. Në vitin 2000, Real Madridi mundi Valencian (3-0). Dhe në vitin 2006, Barcelona mundi Arsenalin (2-1). /albeu.com/


Shtuar 10.03.2022 22:21