Shtyhet dasma, prishet marrëdhënien e bujshme të Can Yaman-it me moderatoren italiane? (FOTO LAJM)

Pak javë më parë Can Yaman i propozoi për martesë Diletta Leottës, prezantueses italiane që i ka vjedhur zemrën e me të cilën prej kohësh fotografohej nga paparacët. Çifti nisi të postonte foto me njëri-tjetrin, të dilnin në publik bashkë e nuk mungonin dedikimet.

Por mediat turke e italiane raportojnë se mes tyre ka patur një krizë. Can Yaman është zhdukur nga rrjetet sociale sepse siç e dimë aktori nuk ka aspak dëshirë të japë sqarime dhe fansat nuk e lënë të qetë me pyetje. Ndërkohë edhe Diletta është parë në ekran pa unazën e çmuar që i dhuroi Yaman.

Madje kur u pyet nga gazetarët për aktorin, prezantuesja nuk u përgjigj.

Gjithashtu bëhet e ditur se dasma e çifti është shtyrë pasi Diletta nuk është gati për t’u bërë nuse.


Shtuar 17.04.2021 14:48