Meta nuk gjen qetësi: Mos më detyroni të hyj në garën parlamentare

Presidenti Ilir Meta ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka reaguar lidhur me një led të vendosur në Gjirokastër, ku shihen në foto ai, ish kryeministri Sali Berisha, Kryemadhi dhe Basha.

Meta në postimin e tij thekson se ai nuk është pjesë e fushatës, por nëse nuk e besojnë mos ta detyrojnë që të hyjë pasi do të ngelen pa grup parlamentar.

“Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.

Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.

Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!

Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”, shkruan Meta.


Shtuar 17.04.2021 14:43