Shoqata e transportit urban në një deklaratë për mediet ka kërkuar rritjen e çmimit të biletës së transportit urban për të përballuar rritjen e çmimit të karburanteve.
Kreu i Shoqatës, Dashnor Mema, tha se sipas llogaritjeve të ekspertëve çmimi i biletës është llogaritur për 80 lekë bileta.
Është e çuditshme se si të gjithë duan të përfitojnë nga situata energjitike në botë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Çmimet e naftës kapëryen në shifra rekord në Shqipëri, edhe pse blerjet e naftës nga Rusia nuk kishin nisur ende.
“Siç e shohim stacionet janë plot me njerëz sepse nafta dje na erdhi njoftimi që në pikat e furnizimit do jetë 220 lekë për litër me shumicë. Natyrisht kjo ishte e frikshme sepse asnjë nga operatorët nuk ka kapacitet financiar që të vazhdojë operimin me kapacitet të plotë, por ndërkohë edhe t’i shërbejë qytetarëve. Nëse do vazhdojmë me këtë situata kapitullimi i transportit do jetë për 3-4 ditë maksimalisht.
Zgjerohet harta e ‘paqes’, Rusia do ndalojë sulmet në 5 qytete për të lejuar civilët të largohen
Ne jemi të varur nga rritja e çmimit të naftës dhe duke pasur një heshtje totale nga instancat ne konkretizuam pikat konkrete se çfarë na duhet që të shpëtojmë nga kjo situatë e vështirë ekonomike. Ajo që u vendos të kërkohet më parë dhe që është më emergjentja është rritja e çmimit të biletës. Kjo për shkak se do jepte nëj mundësi që të kishim transport në Republikën e Shqipërisë. Çmimi i biletës për të përballuar këtë krizë është llogaritur nga ekspertët tanë në 80 lekë për biletë njëpërdorimshme”, tha kreu i shoqatës Dashnor Mema.
Përfaqësuesit e shoqatës thanë se rritja e çmimit të biletës ka mbetur si zgjidhja e fundit për të përballuar krizën në mungesë të një përgjigjeje nga qeveria. Ata shtuan se nëse çmimi i biletës nuk rritet transporti urban do shkojë drejt mbylljes totale./albeu.com/