Ish-lojtari i Roma-s, Antonio Cassano, ka folur për klubin verdhekuq në Twitch.
“Është një ambient destabilizues. Fonseca po bën një mrekulli në Europë dhe një sezon shumë të mirë në Itali, përveçse se po vlerëson shumë të rinj”, ka thënë Cassano.
“Nuk është e mundur që duhet të shkojë dçdo ditë në konferencë për shtyp dhe të përgënjeshtrojë zërat e fundit që kanë dalë. Roma është një ambient i veçantë, duhet të lëpish b… për të mbijetuar”, ka shtuar barezi.
“Pas 9 vitesh, 9 muajsh ose 9 ditësh do të jetë gjithmonë e njëjta situatë. Nuk ndryshon dhe nuk do të ndryshojë asgjë, edhe nëse do të merrnin Guardiola-n”.