“Bërtet hajduti, kapni hajdutin”, Rama nuk kursehet kundër Metës, Kryemadhit dhe Berishës

Telefonata e  Ramës dhe Damian Gjiknurin, ku kryeministri e pyeste “A do ta bëjmë tërmet në Vlorë, nga ana e Metës u interpretua si tentantivë për shitblerje vote, por Rama tha  në “Vizion Plus” se presidenti është i fundit që mund të flasë për këtë çështje.

“Tërmet do ta bëjmë në Vlorë, e them sërish! Në Dibër janë arrestuar dhe dënuar 20 persona, komisionerë. Ata ishin të të gjitha forcave politike dhe shumica e tyre ishin pikërisht të këtyre forcave dhe ulërasin që bëjnë rolin e virgjëreshave që po mbrojnë qytetarët nga prostitucioni elektoral.

Shprehja popullore “Bërtet hajduti kapni hajdutin”, i shkon perfekt të gjitha sinkroneve të Ilirit dhe Monikës kur dalin dhe vënë kujën që të mbrojnë shqiptarët nga blerësit e votave. Ilir Meta nuk është President i Republikës, është thjesht formalisht. Është me Sali Berishën mblesi për të marrë Shqipërinë peng dhe për të marrë kontrollin e procesit të reformës në drejtësi.”

 

 

Shtuar 16.04.2021 22:45