Jo vetëm Berisha, Yuri Kim: Janë 4 persona “non grata” në Shqipëri (FOTO LAJM)

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, ka nënvizuar se SHBA kanë sanksionuar katër persona në Shqipëri si të shpallur “non grata”.

Ky rikujtim i diplomates vjen pas deklaratës së saj pak më herët sot, ku iu drejtua kandidatëve të 6 marsit se çfarë i ofrojnë votuesve nëse sponsori i tyre kryesor është shpallur “non grata” nga SHBA.

Komentet Kim i bëri përmes një postimi në Tëitter, ku kujton se janë 4 persona të sanksionuar sipas Nenit 7031(c).

Riujtojmë se të shpallur publikisht “non grata” nga SHBA janë: Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Ardiatik Llalla./albeu.com/


Shtuar 21.02.2022 11:22