Monika Lubonja: Kam takuar të dashurin e ri të Fifit dhe i thashë “dy fjalë” për të (FOTO LAJM)

Pas daljes nga shtëpia, Fifi ka pranuar publikisht lidhjen e saj me Adis Patushin.

Për këtë gjë është pyetur edhe mikesha e saj më e mirë, Monika Lubonja, e cila la shtëpinë e “Big Brother VIP”.

E ftuar në “Shqipëria Live”, aktorja tha se është lumturuar shumë kur mori vesh për lidhjen e re të Fifit.

Monika tregoi gjithashtu se është takuar me djaloshin dhe i ka dhënë atij disa këshilla në lidhje me këngëtaren.

“Unë e di që Fifi ka një të dashur, e takova, u lumturova shumë dhe i kam thënë “dy fjalë”.

I kam thënë që ke vajzën më të mrekullueshme në krah. Por të lutem kujdes sepse bota që ka kjo vajzë është botë delikate. Kuptoja botën e madhe artistike që ka Fifi. Unë ia dhashë këshillat dhëndrit, më ka përqafuar shumë dhe më ka thënë faleminderit. Dhe unë sot pasi të dal do të bëj telefonatën e radhës me Fifin”, u shpreh Lubonja.

Kujtojmë që vajzat u lidhën shumë me njëra-tjetrën në shtëpinë e famshme dhe premtuan që miqësinë e tyre do ta vazhdonin edhe jashtë Big Brother./albeu.com/


Shtuar 17.02.2022 22:42