Debati mes Arbana Osmanit dhe Ori Nebiajt duket se ka marrë një tjetër zhvillim, këtë herë përmes rrjeteve sociale.
Pas deklaratës së Orit në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ajo u shpreh se personi që e kishte zhgënjyer më shumë në televizion ishte Arbana Osmani, duke shtuar se një gjë është ajo që shfaqet në ekran dhe tjetër ajo që është në realitet, duket se ka ardhur edhe një reagim nga moderatorja.
Të lidhura
None found
Arbana ka publikuar në Instastory një shprehje në gjuhën italiane, e cila duket se mund të jetë një kundërpërgjigje për deklaratën e Orit.
“Conosco persone che mi portano rancore per cose che mi hanno fatto loro”, shkruan Arbana, që në shqip përkthehet: “Njoh njerëz që më mbajnë mëri për gjëra që më kanë bërë vetë”.
Por ajo nuk është ndalur me kaq. Krahas shprehjes, Arbana ka shtuar edhe dy fjalë në anglisht: “Always accurate” (Gjithmonë e saktë).
Edhe pse nuk ka përmendur emra, koha e publikimit të kësaj Story ka bërë që ndjekësit ta lidhin menjëherë me deklaratën e fundit të Ori Nebiajt, duke ngritur dyshime se bëhet fjalë për një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj saj.
Një fjali e vetme, por që duket se ka shtuar edhe më shumë pikëpyetje mbi raportin mes dy moderatoreve!






