Partia Demoktatike ka reaguar duke akuzuar Sali Berishën dhe aleatët e tij se janë në mbrojtje të korrupsionit për inceneratorët.
Sipas PD-së, Komisioni hetimor po nxjerr në pah të vërtetën e vjedhjes së miliona eurove që sipas selisë blu është bërë me bekimin e Edi Ramës.
Po ashtu PD ka sulmuar LSI-në, duke thënë se denoncimet e demokratëve kanë shqetësuar partinë e Ilir Metës dhe Berishës.
Postimi i PD:
Non grata të shpallura dhe të pashpallura, janë bërë bashkë në mbrojtje të korrupsionit të inceneratorëve, dhe në mbrojtje të ministrave e zyrtarëve që pritet të shkojnë në burg.
Komisioni hetimor ka nxjerrë para shqiptarëve të vërtetën e madhe se si janë vjedhur miliona euro me bekimin e Edi Ramës.
Komisioni hetimor po fakton çdo ditë me dokumentete përfshirjen e ministrave dhe ish ministrave. Kjo si duket ka shqetësuar shumë ortakët e tyre nga partia e re e Ilirit dhe Nongrates.
PD do vazhdojë ta bëjë detyrën e saj, për të zbardhur me fakte se si janë vjedhur shqiptarët dhe kush ka përfituar nga kjo vjedhje.
Inkurajojmë SPAK të veprojë pa humbur kohë e te çojë para drejtësisë, urdhëruesit, abuzuesit, shpërdoruesit dhe përfituesit e 430 milion eurove të marra nga xhepat e shqiptarëve.
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të këtë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!
Vijon…