Giroud: E dija që do ishte një derbi special

Olivier Giroud ishte heroi i Milanit në derbin e Italisë, ku i vetëm për 3 minuta mposhti rivalët e përjetshëm të skuadrës së tij.

Një fitore e kuqezinjve që tanimë shikojnë Interin vetëm 1 pikë larg tyre, me sulmuesin francez që thekson se e ndjente që do ishte një derbi special dhe i tillë rezultoi.

Pas ndeshjes francezi është shprehur shumë i lumtur, por kërkoi nga skuadra të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe t’i bëjnë gjërat siç duhet në ndeshjet e mbetura.

“E kisha thënë para ndeshjes se do të ishte derbi special. Një derbi fitohet, ishim në vështirësi në pjesën e parë, shpresoja të arrinin një apo dy topa në zonë. Është sukses fantastik për tifozët tanë, jam i lumtur dhe krenar për këtë skuadër që nuk u dorëzua kurrë. Në zonë është aty ku shënohen golat. Isha pak i stresuar në pjesën e parë, por si e gjithë skuadra, pasi nuk kishim luajtur mirë dhe e dinim. Në pjesën e dytë treguam një shpirt të lartë skuadre dhe them që u kthyem.

Çfarë mund të bëjë Milani? Derbit fitohen gjithmonë. Rruga është ende e gjatë. Jemi në garë, por ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur. Interi mbetet lider, le të bëjmë gjërat siç duhet, të fitojmë dhe pastaj të shohim se çfarë bën Interi”, deklaroi Giroud./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.02.2022 20:59