Një numër i madh ekspertësh të shëndetit mendor rakordojnë në tezën se Instagrami shkakton në përdoruesit e tij ndjesi sikleti dhe parehatie.
Instagrami duket një vend miqësor, një platformë fotografish, ku postimet me suksesin më të madh arrihen falë pozitivitetit që përçojnë, e ku të gjithë dukemi të gëzuar dhe pa stres.
Një festë kolektive, ku merr pjesë edhe një numër i lartë profilesh dedikuar qenve dhe maceve, pak a shumë të famshëm.
Kundër çdo parashikimi, Instagrami është vendosur në vend të fundit, duke marrë pikë veçanërisht negative për sa i përket perceptimit për vetveten, cilësisë së gjumit, e sindromës së re “FOMO”.
Një numër i madh ekspertësh të shëndetit mendor rakordojnë në tezën se Instagrami shkakton në përdoruesit e tij ndjesi sikleti dhe parehatie, pikërisht prej “pozitivitetit” ekstrem që rrezaton.
Nga një këndvështrim i caktuar, të qëndrosh në Instagram është si të shohësh televizion pa arritur të dallosh publicitetin, me ekspozime familjesh perfekte, burra dhe gra suksesi, udhëtime përrallore shumë larg realitetit të perditshëm, etj.