Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej se po e lë pak a shumë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët, pas humbjeve të rënda që pësoi partia e tij, republikanët, në zgjedhjet e mesmandatit në fillim të këtij muaji.
“Kam një ndjenjë se do të përfundojmë duke pasur një marrëdhënie shumë dypartiake me demokratët dhe do të jemi në gjendje të zgjidhim shumë gjëra të ndryshme, sigurimin shëndetësor dhe kujdesin shëndetësor dhe shumë gjëra të tjera, për të cilat do të kujdesemi”, tha Trump.
Të lidhura
None found
Presidenti amerikan kujtoi se ai ruan të drejtën e vetos, duke iu referuar projektligjeve që shumica e re demokratike në parlamentin federal do të propozojë, por shtoi se, “nuk kam ndërmend të vë veton për gjithçka në dy vitet e ardhshme”, pjesën e mbetur të mandatit të tij.






