“Jam bërë pishman”, Xhemi Shehu zbulon emisionin që nuk do donte të prezantonte

Një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, Xhemi Shehu, ka zbuluar emisionin që nuk donte të prezantonte.

Teksa kujton të gjithë emisionet që prezantuar në ekranin e Top Channel, Xhemi ka përcaktuar “Th Voice Kids” si projektin për të cilin është penduar që e ka prezantuar.

Moderatorja ka prezantuar sezonin e parë të këtij formati.

Është programi që jam bërë pishman, nuk ka dalë mirë, madje dhe ju e keni harruar që e kam bërë. Kam pasur eksperiencë jo fort të këndshme”, shprehet Xhemi.

Ndërsa si programin më të mirë, Xhemi thotë “Portokalli-në”. “Do ta mbaja gjithë jetën, pa dyshim”, tregon moderatorja e ftuar tek “Ëndërrtjerrësit”, ndërsa pas saj liston emisonin “E Diell”, ku ka prezantuar krah Arbana Osmanit, Ledion Liços dhe Adi Krastës. /albeu.com


Shtuar 30.01.2022 22:42